Pritet vizita e parë e dy ministrave nga Kosova në Preshevë

Aktuale

Pritet vizita e parë e dy ministrave nga Kosova në Preshevë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:53
Foto Ilustrim

Lugina e Preshevës është bërë agjendë e veçantë e dy qeverive shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë.

Lugina pritet të vizitohet edhe nga dy ministra të Qeverisë së Avdullah Hotit, përfshirë për herë të parë një kryediplomate nga Kosova.

0Indeksonline mëson se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë bërë kërkesë për vizitë.

Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare që dy ministra të ekzekutivit Hoti shkojnë në Preshevë.

Ndryshe, lajmi i mirë është se Lugina e Preshevës tashmë kanë 3 deputetë në parlamentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat