“Vrima e zezë” e tokës gjendet në Kosovë!

Aktuale

“Vrima e zezë” e tokës gjendet në Kosovë!

Nga: N.Sh. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:08

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti thotë se Kosova është një vrimë e zezë në tokë.

Kjo për faktin se Kosova është vendi më i izoluar i botës.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë.

E kjo sipas tij ka ardhë nga politikanët e paaftë.

Postimi i plotë:

Ka një "VRIMË TË ZEZË" edhe këtu në tokë! "

Është menduar se "vrimat e zeza" ekzistojnë vetëm ne Univers - por tanimë ato ekzistojnë edhe në tokë – KOSOVA vendi më i izoluar në rruzullin tokësor! "FALIMINDERIT EVROPË"!

Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë.

I gjithë ky marifet erdhi nga politikanët e paaftë dhe me shenja analfabetizmi të theksuar të cilet në dy dekadat e fundit punuan vetëm për interesat e tyre personale duke e shndërruar shtetin tonë në një tryezë suedeze (vetëshërbim) vetëm për të ngopur oreksin e tyre të pangopur!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat