Këngëtari dhe Ish Deputeti, Labinot Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri 05:00.
Ai në llogarinë e tij ka shkruar, ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit sa njeri ka biznese e nio jeni ne gjendje me ju dal Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë.
“E rrëzuat një Qeveri Kurti midis pandemisë, për ju skishte virus apo për popullatë po “, shkruan Tahiri, trasnmeton ''Bota sot''
Postimi i plotë në Facebook
Qysh bre Qeveri e Kosovës prej ores 21:00 deri 05:00 mos me dal, e prej 05:00 deri ora 21:00 me dal!
Po Virusi diten a nuk po preka askend a?
A vetëm natën po preka a?!
Tash kalxoni a jeni shtatzanë apo nuk jeni , se nuk di që dikush ka ni që pak jam shtatzane , jo shumë?
Këtë temë ishim te bisedua me kolegun tim DRITËRO SHAQIRIN ku e tham ja janë shtatzanë ja nuk janë.....!
Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit sa njeri ka biznese e nio jeni ne gjendje me ju dal Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë!!!!
E rrezuat një QEVERI KURTI MJEDIS PANDEMISË PËR JU SKISHTE VIRUS APO PËR POPULLATË PO!!
Pa asnje gabim e rrezuat...!
Tmerr
Hahaha Zoti e baft hajër!
Me vjen keq për popullatë që perjetojnë këtë tmerr, ama dhe knej ankohen e knej rrin duar kryq bisneset se pari!!