Abrashi vizitë në “Infrakos”: Prioritet modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

Aktuale

Abrashi vizitë në “Infrakos”: Prioritet modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:24
Foto nga takimi

Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, për tu informuar rreth projekteve që  janë duke u realizuar dhe gjendjen e linjave hekurudhore në Kosovë.

Abrashi tha se që nga java e ardhshme do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse dhe “Infrakosit” për përfundimin më të shpejtë të punimeve në linjën e 10 hekurudhore, si dhe realizmin e projekteve tjera.

Ai bëri të ditur se modernizimi i hekurudhave, rritja e transportit hekurudhor, shtimi i dinamikës së punës, rehabilitimi i linjave ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave do të jenë prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Infrakos”, Xhevat Ramosaj e njoftoi ministrin për punën e kësaj ndërmarrje dhe linjat hekurudhore që janë duke funksionuar në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat