13 deputetë të AAK-së testohen për Covid19, Daut Haradinaj tregon rezultatet

Aktuale

13 deputetë të AAK-së testohen për Covid19, Daut Haradinaj tregon rezultatet

Nga: A. J Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:30
Deputetët të AAK-së

Ditë më parë derisa  Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe sot u konfirmua se edhe ish ministri Lumir Abdixhiku është infektuar më COVID-19.

Të infektuar më koronavirus ishte dyshuar të jenë edhe gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) që në fakt kishin pasur edhe kontakt me deputetët e LDK-së por në bazë të rezultatit ata doli të jenë në gativ.

Daut Haradinaj shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ka fol për “Bota sot” duke treguar më shumë për dyshimet e deputetëve të AAK-së dhe testimi i tyre.

Image
Daut Haradinaj

 

"Janë testuar 13 deputetët e AAK-së dhe që të gjithë kanë dal negativ ne testimin e tyre. Testimi është bërë për shkak të dyshimit se ata mund të jenë infektuar pasi që normalisht që kemi pas kontakt edhe më deputetët e LDK-së që kanë dal pozitiv" ka thënë Haradinaj për “Bota Sot”.

Haradinaj po ashtu ka treguar se edhe ai vet është testuar dhe rezultati ka qene negativ.

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së dat Haradinaj ka lut të gjithë qytetarët për kujdes maksimal këto ditë.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat