MSh publikon rezultatet për 200 punonjësit shëndetësor që do të angazhohen në luftën kundër COVID-19

Aktuale

MSh publikon rezultatet për 200 punonjësit shëndetësor që do të angazhohen në luftën kundër COVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:45
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rezultatet përfundimatare për pozitat mjek specialistë dhe mjek i përgjithshëm, infermierë, staf teknik dhe mbështës, laborantë, inspektor sanitar e specializantë të mikrobiologjisë.

Sipas rezultatetve të publikuara, numri i mjekëve specialistë është 100, të cilët do të angazhohen në sistemin shëndetësor së shpejti, ndërsa janë pranuar po ashtu 62 infermierë, 8 laborantë, 20 inspektor sanitar dhe 4 specialistë të mikrobiologjisë.

Gjithashtu për të gjithë ata të cilët janë të pakënaqur, mund të bëjnë ankesë në afatin kohor prej 7 ditësh.

Listën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ndërkaq, në përballje me pandeminë COVID-19, përveç stafit mjekësor janë angazhuar edhe një numër i madh i vullnetarëve.

Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme dhe gjatë kësaj kohe ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive, ka reaguar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në këtë klinikë gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

Krasniqi është shprehur e zhgënjyer se puna e saj dhe të kolegëve u është hedhur poshtë në favor të dikujt që do t’i duhet të mësojë nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat