Zemaj: Mjekëve të diplomuar u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë

Aktuale

Zemaj: Mjekëve të diplomuar u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë

Nga: E.R Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:44
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se Sot kanë themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.

“Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre”, ka shkruar Zemaj në Facebook, transmeton “Bota sot”.

Ai tha se këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë.

Postimi i plotë në Facebook

Sot themeluam Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.
Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë.
Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre.
Do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.
Këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë.
Ta parandalojmë ikjen e trurit!
Ta zhvillojmë Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat