Pas Haxhi Shalës, largohet edhe një asamblist nga Nisma Socialdemokrate

Aktuale

Pas Haxhi Shalës, largohet edhe një asamblist nga Nisma Socialdemokrate

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:59
Luan Kryeziu dhe Haxhi Shala

Pas largimit të deputetit Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, ka ardhur edhe një dorëheqje tjetër. Këtë herë është asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë, Luan Kryeziu i cili ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e tij politike duke thënë se rrugëtimin do ta vazhdojë së bashku me Haxhji Shalës.

Njoftimi i Kryeziut:

Të dashur miq, shok, familjar dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të j’u njoftojë që sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate.
Besimin e qytetarëve që m’a kanë dhënë do t’a ruaj dhe do të vazhdoj fuqishëm të jem zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Malishevës, vendimi im për të dhënë dorëheqje nga funksionet e Nismës Socialdemokrate nuk erdhi rastësisht, por ka një kohë të gjatë që kjo parti nuk respekton anëtarësinë e saj dhe kontributdhënësit e saj real. Rrugëtimi im në këtë subjekt është që nga themelimi i saj, nga viti 2013 dhe me gjithë potencialin tim dhe shumë bashkëpunëtorëve u munduam që t’a ndërtojmë një strukturë sa më të fuqishme politike, mirëpo tani ky subjekt ka humbur rrugën në drejtim të cilës jemi zotuar që do të shkojmë.
Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdoherë ishte zëri im si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila n’a ka dhënë hapësirë të gjerë në veprimtarinë tonë politike.

N’a prift e mbara!

Me respekt: Luan Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat