Kryeministri Hoti pas takimit me Macron, zbulon detaje se çfarë u bisedua – ja fjalët e presidentit të Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kryeministri Hoti pas takimit me Macron, zbulon detaje se çfarë u bisedua – ja fjalët e presidentit të Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: T.M Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:39
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zv.kryeministrin, Driton Selmanaj, është pritur sot në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Hoti ka treguar se marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Shumë i nderuar me pritjen nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.

U pajtuam që të bashkëpunojmë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Jam i lumtur që Presidenti i Francës Macron e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë, e cila vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat