Hoti nënshkruan dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë

Aktuale

Hoti nënshkruan dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë

Nga: G.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:43
Avdullah Hoti dhe Francois Delattre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë me Sekretarin e Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pas takimit në Elysee, me Presidentin francez Emmanuel Macron, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës kam nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë. Nga pala franceze marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre.

Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj.

Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat