Donika Emini: Për BE-në mund të jetë treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi

Aktuale

Donika Emini: Për BE-në mund të jetë treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:51
Donika Emini

Donika Emini, njohësja e çështjeve të Bashkimit Europian, ka thënë që Samiti i Parisit për BE-në, mund të jetë treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

“Kjo është treni i fundit, vagoni i fundit për BE-në, pas 10 viteve të kaluara duke e fasilituar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dihet qartë, që ky procec ka lënë shumë për të dëshiruar, ka qenë një proces i cili përveç që ka shkuar ngadalë, ka dështuar edhe të arrijë normalizimin”.

Emini në Info Magazinë, ka thënë që po të kishte ndodhur takimi në Washington, sipas saj BE-ja nuk do të kishte më mundësi të kyçej në procesin e dialogut.

“Duke filluar nga Parisi, ka qenë një takim i paralajmëruar në 2019 dhe nuk ishte mbajtur pasi asokohe, Haradinaj nuk i kishte suspenduar tarifat dhe kjo ështw shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjatë gjithë kësaj kohe e kishte marrë Grenell nën kontroll procesin e dialogut dhe tash sikur po tentohet të rikthehet nga BE-ja”.

“Tash BE-ja, e ka një fuqi politike për të arritur diçka, pasi në krahasim me Shtëpinë e Bardhë, Brukseli nuk ka asnjë fuqi politike, as Lajçaku as Borrelli, pasi mandati i tij si udhëheqës i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së është shumë i limituar”.

“Fuqia qëndron në vendet anëtare, prandaj po fillojmë me Francën dhe Gjermaninë, sepse këto dyja vende,  po dëshirojnë të çojnë mesazhin që megjithatë BE-ja, jo vetëm vullnetin politik por edhe fuqinë politike e ka për të sjell një marrëveshje të tillë”.

Sipas Eminit, në Kosovë ka probleme të brendshme që duhen zgjidhur.

“Hoti po shkon në Paris, ende pa e ditur në Kosovë a do të ketë mbështetje politike. A është PDK-ja ajo që do ta mbështesë Hotin, pasi s’mund të kalohet diçka e tillë dhe a është legjitime kjo Qeveri për të shkuar në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën”, është shprehur Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat