Meta përshëndet veprimin e 42 eurodeputetëve që kërkuan heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Meta përshëndet veprimin e 42 eurodeputetëve që kërkuan heqjen e vizave për Kosovën

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 00:07
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur veprimin e 42 eurodeputetëve që i dërguan kërkesë presidentit francez dhe kryeministrit holandez për heqjen e vizave për Kosovën për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

Ai tha se liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më shpejt për Kosovën duke e cilësuar si domosdoshmëri.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!  ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat