Haradinaj: Drejtësia për Agronin, Yllin dhe Mehmetin, nuk do bie në harresë

Aktuale

Haradinaj: Drejtësia për Agronin, Yllin dhe Mehmetin, nuk do bie në harresë

Nga: A.SH Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:11
Vëllezërit Bytyqi

Në 21 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, ministrja e Punëve të Jashmte, Meliza Haradinaj Stublla, ka shkruar se, “Batalioni i Atlantikut” krenari e përjetshme e jona, la vulën e nderit në historinë e re të shkruar nga çlirimitarët.

“Drejtësia për Agronin, Yllin dhe Mehmetin, nuk ka ra në vend edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës. Por, kjo drejtësi nuk do bie në harresë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

“Batalioni i Atlantikut” krenari e përjetshme e jona, la vulen e nderit në historinë e re të shkruar nga çlirimitarët. Diaspora shqiptare, ka qenë nisja e shtegut për liri, duke mos kursyer asgjë.

Vëllezërit Bytyqi të cilën lanë Amerikën, për t’u bashkangjitur në rrugën e lirisë, u ekzekutuan në mënyrën më tinzare dhe kriminale nga forcat serbe.

Drejtësia për Agronin, Yllin dhe Mehmetin, nuk ka ra në vend edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës. Por, kjo drejtësi nuk do bie në harresë, do përpiqemi fort së bashku me institucionet e ShBA-ve, që krimet e Serbisë të ndëshkohen dhe të bie dritë mbi të vërtetën e vëllezërve Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat