Shahu: Caktimin e kufijve për marrëveshjen finale me Serbinë nuk mund ta bëjë kurrë asnjë shqiptar e as serb

Aktuale

Shahu: Caktimin e kufijve për marrëveshjen finale me Serbinë nuk mund ta bëjë kurrë asnjë shqiptar e as serb

Nga: G.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:28
Rexhep Shahu

Njohësi i çështjeve politike dhe publicisti Rexhep Shahu, ka thënë se caktimi i kufijve të Kosovës në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, nuk mund të bëhet kurrë nga asnjë shqiptar e asnjë serb, edhe sikur të zbresin nga qielli, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se caktimi i kufijve ka ndodhur nga Fuqitë e Mëdha dhe mund të bëhet vetëm nga ato nën udhëheqjen e Amerikës.

Ai ka thënë se të gjitha të tjerat janë përralla.

Postimi i tij i plotë:

Per sot e per mot:
Caktimi i kufijve te Kosoves ne kuader te marreveshjes finale me Serbine, nuk mund te behet kurre e kurre nga asnje shqiptar e asnje serb edhe sikur keta te zbresin nga qielli, edhe sikur te duan parlamentet e Serbise e Kosoves; nuk mund te behet kurre nga asnje europian i asnje shteti sado i forte e i madh qofte.
Caktimi i kufijve ka ndodhe nga Fuqite e medha qe vazhdojne te jene Fuqi te medha dhe do te behet, kudo e kurdo nese duhet te behet, vetem nga Fuqite e medha nen udheheqjen e Amerikes.
Te gjitha te tjerat jane perralla, do te jene perralla, do te vlejne per me shite gazeta e klikime portalesh.
Shpresoj ta shpetoj veten nga noti ne kete lume fjalesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat