Deklarata shokuese e ‘Znaçkës’: UÇK-ja ka kryer krime

Aktuale

Deklarata shokuese e ‘Znaçkës’: UÇK-ja ka kryer krime

Nga: G.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:34
Milaim Zeka

Së fundmi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Reagime të shumta ka pasur në mbrojtje të UÇK-së se ajo nuk ka kryer krime dhe se lufta e saj ka qenë e pastër.

E ndryshe mendon gazetari Milaim Zeka, ku në një video të publikuar në Facebook, në një emision televiziv ai thotë se UÇK ka kryer krime dhe se është pro zbardhjes së vrasjeve, duke shtuar se ia dëshiron Thaçit 100 vjet burg, shkruan Bota sot.

“Unë e besoj që ka bërë krime UÇK-ja. Shiko, unë jam për zbardhjen e të gjitha vrasjeve gjatë lufëts dhe pas luftës. Kjo është strategji e amerikanëve e cila nuk ndryshon, politika e jashtme nuk ndryshon. Dhe mbi bazën e kësaj jam optimist se fundi i Hashim Thaçit do të jetë pozitiv, e pafsha me 100 vjet burg”, ka deklaruar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat