Kjo është tallja më e madhe me deputetët e LDK-së që u infektuan më koronavirus

Aktuale

Kjo është tallja më e madhe me deputetët e LDK-së që u infektuan më koronavirus

Nga: N.Sh. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:16
LDK

Pas tubimit apo manifestimit të Lëvizjes Vetëvendosje si shenjë proteste kundër Qeverisë Hoti, ka pasur qindra-mijëra reagime nga oponentët politik.

Kundërshtarët e LVV-së e ndër ta edhe LDK-jë, i kanë akuzuar se pas atij tubimi filluan rritjet e infektimeve me koronavirus në Kosovë.

Mirëpo, është për t’u befasuar fakti se deri më tani nuk kemi asnjë deputet apo ndonjë anëtarë të LVV-së të infektuar me virus.

Të paktën nuk kemi ndonjë rast që është bërë publike.

Nga ana tjetër nga LDK-ja kemi disa deputetë të cilët tashmë janë konfirmuar me infektim me koronavirus.

E me ta është tallur ish-eprori i UÇK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë e se LVV mbajti tubim kurse po infektohen deputetët e LDK-së.

Ai madje pyet se mos kanë qenë në këtë tubim fshehtas edhe deputetët e LDK-së.

Postimi i plotë:

Vakcina

LVV mbaj demostrata gjatë pandemisë në Prishtinë e në tjetren anë po infektohen deputët e LDK veq nëse kanë qenë deputetë e Isa Mustafës në demostrata të Lvv msheftas.???, ose mund ndodh që LVV e ka gjetë vakcinen e cov 19 por po e mbajnë për veti ???.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat