Bardhyl Meta flet pasi Adelina Thaçi rezultoi pozitiv me Covid19

Aktuale

Bardhyl Meta flet pasi Adelina Thaçi rezultoi pozitiv me Covid19

Nga: G.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:42
Adelina Thaçi dhe Bardhyl Meta

Këngëtarja Adelina Thaçi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas kësaj ka reaguar bashkëshorti i saj, ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i cili ka thënë se kjo sëmundje nuk është turp dhe kushdo që e ka duhet të tregojë që të mos infektojë të tjerët, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë besatuar bashkë me babanë, nënën dhe Adelinën që ta mposhtin virusin.

Postimi i tij i plotë:

Bashkeshortja ime Adelina Thaçi Meta pas testit, rezultoi pozitive me Covid19.

Do t’i them dy fjalë rreth mentalitetit Patriarkal e komplekseve n’masë që kemi si popull- dhe si rrjedhoje mshefjes së t’vërtetes nga miqt, fqinjet dhe koleget e qyetaret e infektuar - që po marrin në qafë tjerët!
- Njerëz - Covid19 - nuk është s’mundje që duhet të turproheni kur e keni - dilni dhe kumtone hapur ne familje e nder fqinjë dhe kolege...!
Çdo Makiato e Sallat ne kafetire e publikoni ne facebook - nderkaq - se informoni tjetrit se jeni pozitiv me Covid19 e e i ofroni kaffe e ndeje e muhabet!

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar te LDK, sapo e kishte informaten se, bashke me familje eshte Pozitiv - doli dhe e kumtoi lajmin - që të mbrojē tjeret nga vetja - dhe njekohesishte - te alarmoje miq e kolege qe kane pas kontakte me te - qe t’testohen!

Aferim Deputetetit e shefit te GP Arben Gashi - kjo eshte kulturë përgjegjësie dhe ndjesie per tjeret!
Njejte edhe Berat Buzhala...

Njerez të kompleksuar - s’është Covid19-te as Triper dhe as Aids që e keni marr nē keto “Hotelet Pushimore” kur jeni përdalë...

Ndoshta edhe shteti - me ligh apo urdherese duhet të s’jell vendim per publikimin e emrave të të konfirmuarve çdo mbrëmje, sapo dalin rezultatet: Emrat dhe Mbienrat, Lagjen dhe Komunen;

Përndryshe, duhet ashpersuar drastikishte mosrespektimin e masave nga qytetaret - te involvohet policia pro-aktive, FSK dhe gjitha Inspektoratet...

Shendet të gjitheve...

Unë - me imunitet fragjil, per shkak te rrezatimeve qe kam pas - sapo u morrëm vesh dhe Besatuam me Baben 83 vjeç, Sylejman Meta dhe Nanen, Teuta Meta 77 vjeçe - dhe Adelinen - më shkarravit atë Viron Vurisi - ballë për ballë...

P.S. Tash, luftat janë lufta...!
Mbesim të vëmendshëm dhe transparent per rrjedhat
BM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat