​27 zyrtarë publikë nuk e deklaruan pasurinë në AKK

Aktuale

​27 zyrtarë publikë nuk e deklaruan pasurinë në AKK

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:55
Ilustrim

Nga gjithsej 4721 zyrtarë të lartë publik, 4625 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet se në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia kundër Korrupsion njofton se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar, dhe nga gjithsej 4721 e zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97%.96), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.

Nga numri i përgjithshëm prej 4721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4625 zyrtarë të lartë publik kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 63 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Duke e marrë parasysh situatën me COVID-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, sepse shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat