Vjosa Osmani “goditi” Avdullah Hotin, vjen përgjigja e Hazirit: Je shndërruar altoparlant i Albin Kurtit!

Aktuale

Vjosa Osmani “goditi” Avdullah Hotin, vjen përgjigja e Hazirit: Je shndërruar altoparlant i Albin Kurtit!

Nga: N. H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:34
Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një qëndrimi publik të Listës Serbe në të cilin thuhet se serbët në Kosovë do të respektojnë të gjitha masat e vendosura nga shtetit i Serbisë për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Osmani në një reagim të sajin në tëitter ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani tutje .

Ndaj, kësaj deklarate të Vjosa Osmanit, ka reaguar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Haziri në reagimin e tij thotë se kjo është një hipokrizi nga ana e Osmanit, derisa konsideron se kjo e fundit është shndërruar në një altoparlant i Albin Kurtit.

“Nuk kam menduar asnjëherë se hipokrizia e kryekuvendares Vjosa Osmani, e shndërruar në një altoparlant të Albin Kurtit, mund të shkoj aq larg, edhe pas thyerjes së saj me partinë, LDK-në që dikur ishte pjesë e saj. Të thuash se tani Lista Srpska do të “luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë”, thuajse më parë ata kanë “luftuar” për shtetin e Kosovës, dhe se nuk janë po ata të njëjtit tash e më shumë se dy dekada që kanë kundërshtuar shtetin e Kosovës, dhe gjithmonë kanë vepruar e funksionuar vetëm sipas koordinatave që ua ka përcaktuar Beogradi. Sa hipokrizi”, ka shkruar analisti Haziri.

Ja reagimi i tij:

HIPOKRIZIA E ‘’ZONJËS T’RANË”

Vjosa Osmani ia kujton Hotit: Lista Srpska do të “luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë”

Nuk kam menduar asnjëherë se hipokrizia e kryekuvendares Vjosa Osmani, e shndërruar në një autoparlant të Albin Kurtit, mund të shkoj aq larg, edhe pas thyerjes së saj me partinë, LDK-në që dikur ishte pjesë e saj. Të thuash se tani Lista Srpska do të “luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë”, thuajse më parë ata kanë “luftuar” për shtetin e Kosovës, dhe se nuk janë po ata të njejtit tash e më shmë se dy dekada që kan kundërshtuar shtetin e Kosovës, dhe gjithmon kan vepruar e funksionuar vetëm sipas kordinatave që ua ka përcaktuar Beogradi. Sa hipokrizi !

Por, sic duket “Zonja e ranë”, nuk e ka hallin te Lista Srpska e as të “lufta” e tyre për “Kosovën e Metohinë”. Qëllimi i saj është protoganizmi politik dhe goditja e qeverisë Hoti, mbasi për këtë të fundit e ka detyrë të përcaktuar nga “lideri suprem”, këtë edhe zogjt e dinë.

Intersante, se si “Zonja e ranë”, paska “harruar” që t’ia përkujtonte edhe ish-kryeministrit Kurti se Lista Srpska do të “luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë”, kur këta të fundit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në komunat ku udhëhiqen nga kjo parti, sipas Kushtetutës së Serbisë. Atëherë heshti, do të ishte e heshtur edhe sot sikur regjimi i PROLETARIATIT do të vazhdonte sundimin mbi Republikën (N.H)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat