Nervozohet ish-zëvendësministri: Kur ata thonë se Thaçi është i pazëvendësueshëm, në të vërtetë mendojnë, se Serbia është e pazëvendësueshme!

Aktuale

Nervozohet ish-zëvendësministri: Kur ata thonë se Thaçi është i pazëvendësueshëm, në të vërtetë mendojnë, se Serbia është e pazëvendësueshme!

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:28
Avni Zogiani dhe Albin Kurti

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Avni Zogiani, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me deklaratat e analistëve dhënë në një televizion në Kosovë.

Zogiani thotë se analistët e Klanit, si zakonisht janë njerëz që shohin nga prizma e Thaçit, dhe thonë se ky, pra Thaçi, qenka i pazëvendësueshëm, sepse pa të nuk është arritur asgjë.

Ai thekson se kur këta të fundit thonë se Thaçi është i pazëvendësueshëm, në të vërtetë mendojnë, Serbia është e pazëvendësueshme.

Ja shkrimi i tij:

Analistat e Klanit, si zakonisht njerez qe shofin nga prizma e Thaçit, thone se ky, pra Thaçi, qenka i pazevendesueshem, sepse pa te nuk eshte arritur asgje...

Mirepo, po t'kete nje gazetar qe i pyet ata, e çka u arrit me Thaçin, zor se mund te numrojne nje sukses perveç atyre rezuktateve alla-"Zanzi Bar", qe me shume sesa Thaçin e kishin si garance Serbine dhe perkrahjen e saj.

Pra, kur ata thone Thaçi eshte i pazevendesueshem, ne te vertet mendojne, Serbia eshte e pazevendesueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat