Ftesa nga Specialja për Thaçin, reagon Haziri: Nuk duhet të shfaqim as edhe një pikë dhembshurie, më në fund po ndodhë drejtësia

Aktuale

Ftesa nga Specialja për Thaçin, reagon Haziri: Nuk duhet të shfaqim as edhe një pikë dhembshurie, më në fund po ndodhë drejtësia

Nga: N. H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:51
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar pasi presidentit Thaçi, ka bërë më dije se është ftuar për t’u intervistuar në kryeqytetin holandez.

Atje i pari i vendit do të udhëtojë të hënën e ardhshme.

Haziri shprehet se kjo është diçka që duhet ta pranojmë shumë arsyeshëm dhe pa emocion, pasi sipas tij, kjo ka qenë e ditur pas aktakuzës.

Mes tjerash ai shprehet se për këtë çështje nuk duhet të shfaqim as edhe një pikë dhembshurie, gjersa thekson se më në fund, drejtësia po ndodhë, edhe pse e vonuar.

Ja shkrimi i tij:

Dhembshuri jo, te keqardhur po !

Lajmi se presidenti Thaci do të udhëtoj të henën për në Hagë, është dicka që duhet ta pranojmë shumë arsyeshëm, pa emucion, mbase kjo ka qenë e ditur pas aktakuzës ndaj tij e cila u bë publike ditë më parë nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Nuk duhet të shfaqim as edhe një pikë dhembshurie, por të keqardhur, jo për Thacin, Veselin apo edhe për të tjerët që do ia msyejnë kësaj “udhe”, por pse lejuam që Republika të bijë në këtë derxhe, si një vend ku nuk bëhet dotë drejtësia, ku sunduan njerëz të inkriminuar, duhet të ndihem të keqardhur për viktimat, kushdo qofshin, të cfardo nacionaliteti, për viktimat e vrasjeve politike, për DREJTËSINË e vonuar, të mohuar po nga këta “turistët” që do të udhtojnë për në Hagë, për ne si shoqëri që i lejuam aq gjatë.

Më në fund, drejtësia po ndodhë, edhe pse e vonuar ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat