Juristi Miftaraj: Nëse ftesa për Hashim Thaçin ka ardhur nga Gjykata Speciale, aktakuza e ngritur ndaj tij, mund të jetë konfirmuar!

Aktuale

Juristi Miftaraj: Nëse ftesa për Hashim Thaçin ka ardhur nga Gjykata Speciale, aktakuza e ngritur ndaj tij, mund të jetë konfirmuar!

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:54
Hashim Thaçi

Juristi i njohur, Ehat Miftaraj, në një prononcim ka dhënë disa versione se në çfarë cilësie mund të jetë ftuar presidenti Thaçi nga Gjykata Speciale.

Ai potencon se nëse ftesa ka ardhur nga Gjykata Speciale mund të nënkuptohet se aktakuza ndaj tij është konfirmuar dhe se i njejti është ftuar në shqyrtim fillestar .

“Njoftimi i Presidentit Thaçi nuk është se jep shumë informacion lidhur me faktin se në çfarë cilësie është ftuar. Nëse ftesa është ardhur nga Gjykata Speciale mund të nënkuptohet se aktakuza e ngritur ndaj tij është konfirmuar dhe i njejti është ftuar në shqyrtim fillestar e ku kjo seancë duhet të jetë publike, edhe pse një gjë e tillë është pak e mundshme.Në anën tjetër nëse kjo ftesë ka ardhur nga prokuroria, Ligji mbi Dhomat e Specializuara dhe Rregullat e Procedurës dhe Provave nuk njeh intervistim të personave të akuzuar pas ngritjës së aktakuzes dhe gjatë kohës kur lënda është në shqyrtim nga Gjykatwsi i Procedurës Paraprake”

Miftaraj thotë se ekziston edhe mundësia që i njëjti të jetë ftuar sa i përket takimeve të këtij të fundit në çdo cep të Kosovës.

Ai thekson se Thaçi në këtë rast mund të marrë vërejtje që të ndalë takimet e tilla.

“Në këtë drejtim ne mund të supozojmë se mundësitë më të mëdha janë që Presidenti Thaçi të jetë ftuar nga prokurori i rastit lidhur me takimet që është duke mbajtur anë e kënd Kosovës dhe pohimet e prokurorisë se i njejti ka penguar punën e gjykatës, e që mund të jetë so vërejtje ndaj të njëjtit që të ndal një praktikë të tillë, përkundrazi mujd të ketë pasoja juridike që hyjnë në kuadër të veprave penale të pengimit në administrimin e drejtësisë.Sikurse Presidenti THaçi mund të jetë ftuar edhe si dëshmitar në ndonjë rast tjetër që nuk lidhet me rastin ndaj tij”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pak më parë deklaroi se të ditën e hënë do të udhëtoj drejt Hagës si i ftuar nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat