Berisha: Ftesa e Speciales për Thaçin, joligjore dhe jologjike

Aktuale

Berisha: Ftesa e Speciales për Thaçin, joligjore dhe jologjike

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:52
Hashim Thaci

Besnik Berisha thotë se ideja e ftesës për Thaçin është tërësisht joligjore dhe jologjike në aspektin procedural.

Kështu tha Berisha në Debatplus.

“Ideja e kësaj ftese do të ishte tërësisht joligjore dhe jologjike në aspektin procedural po qese Prokuroria nuk është urdhëruar nga Gjykata aktakuzën për ta plotësuar me këtë rrethanë, për ta plotësuar të drejtën e zotit Thaçi për t’u përgjigjur me të drejtën e tij. Nga ajo që di, zotit Thaçi nuk i është dhënë asnjëherë mundësia për t’u përballë me akuzën e tij dhe kjo cenon parimin e drejtësisë në Kodin e Procedurën Penale me të cilën funksionojnë dhomat e specializuara”, tha ai.

“Zoti Thaçi për herë të parë, formalisht do t’i ofrohet një deklaratë ku ai do ta nënshkruajë në cilësinë e personit të dyshuar por nuk përjashtoj mundësinë që është tentuar me herët por për rrethana të ndryshme nuk është siguruar prezenca e tij”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat