Kjo ishte beteja e parë e fituar në Loxhë, ja çfarë kishte bërë Thaçi me shokët e LPK-së

Aktuale

Kjo ishte beteja e parë e fituar në Loxhë, ja çfarë kishte bërë Thaçi me shokët e LPK-së

Nga: H.O. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:12
Arkiv

Aktivisti i mërgatës shqiptare në Gjenevë, Ismet Majki në një postim të tij në Facebook ka kujtuar betejën e Loxhës. Ai ka përshkruar në detaje këtë betejë të udhëhequr nga ministri Ahmeti Krasniqi, bashkë me komandantin Tahir Zemaj e njerëz profesionist të artit te luftes çlirimtare.

Majki shkruan se kjo luftë e komandantëve që po qonte drejtë fitores i pengoj ata që ikin dhe jepnin urdhëra nga hotelet e Tiranës.

Postimi i plotë:

Beteja parë e fituar në Loxhë nga FARK-u, e çka ju tha gjarrpëri ?

Para 22 vitesh me urdher te ministrit Ahmet Krasniqi,komandant Tahir Zemaj me komandatet e stervitur në Shqiperi dhe njerëz profesionist të artit te luftes çlirimtare i treguan hordhive sllave se do mbrojm vatanin edhe me pushkë. Beteja u bë ne menyr profesionale duke luftu meter per meter ,ushtarë per ushtarë dhe duke ju shkaktu deme e fut tmerr karpatëve pushtues .
Komandantët : Tahir Zemaj,Salih Çekaj,Agim Ramadani,Rrustem Berisha, Nazif Ramabaja,Fadil Hadergjonaj...dhe shume burra te Dardanise që njfnin presidentin Rugova komandant suprem me kushtetuten e Kaqanikut, ishin alarm se dita çlirimit po afrohet. Kjo nuk i pëlqeu atyre që gjujshin bam-bam dhe ikinin dhe popullata pesonte, ata që dhëshin urdhera nga hotelet e Tiranës bashk me Fatosët e Kretës ju versulen shtabit dhe vet komandanteve se ,, do luftojm kundër juve si me shka’’ e kush ishin keta që pengonin luften dhe mbrojtjen e popullates civile,vet Hashimi me shokët e LPKsë pse pra ?? Çka e pengoi që UCKja të profilizohet dhe të udhehiqet me profesionalist ? Pse keta luftetarë lirije duhej ta leshonin Dugagjinin ?? A ishin UÇK keta që sot shumica tyre janë heronjë ?? Pse kjo hile dhe kjo perqarje dhe pse sot duhet ti vajtojm keta që perqan??
Ministri Ahmet Krasniqi jep urdher që të mos ket vllavrasje, dhe sa ma parë të kthehen ne strehimoret në Shqiperi, dhe rrugë siq e ka thënë komandant Rrustem Berisha ne bised me Komandantin dhe heroin Agim Ramadani murrëm vendim që luften ta fillojm nga kufiri i Kosharës dhe të hapim koridorin edhe per armatim edhe per kalimin e civileve andej.
Beteja e Loxhes eshtë histori sa krenare por edhe e dhimbsheme se hileqaret kishin prapavij por edhe vendim per betejën m’a të fuqishëm të Koshares legjendare.
Sot kujtojm me shume mburrje keta heronje dhe sidomos të renit ne altarin e lirisë ne betejen e Loxhes dhe gjitha betejat tjera të lavdifsheme .
Kurre mos u thaft gjaku i luftetareve te lirisë,lavdi e përjetëshme 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat