Një ditë më vonë, Qeveria Hoti merr vendimin e njëjtë për ndalimin e lëvizjes në Veri të Kosovës

Aktuale

Një ditë më vonë, Qeveria Hoti merr vendimin e njëjtë për ndalimin e lëvizjes në Veri të Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:16
Vendimi

Selia e krizave të katër komunave në Veri të Kosovës, mbrëmë mori vendim për ndalim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. E një ditë më vonë, Qeveria e Kosovës njofton për vendimin e njëjtë.

Në vendimin më poshtë mund t’i lexoni masat e reja kundër koronavirusit, të cilat vlejnë për komunat e veriut të Kosovës.

Lidhur me këtë vendim mbrëmë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pohoi se janë të njoftuar për këtë veprim dhe se janë në koordinim me zëvendëskryeministrin Goran Rakiq.

Image
Vendimi

“Është kërkesë e tyre të cilën ne do ta mbështesim plotësisht. Në bashkëpunim më zëvendëskryeministrin Rakiq do të jemi në kontakt, Janë të njoftuar të gjitha institucionet relevante edhe kryeministri”, ka thënë Zema. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat