Zemaj tregon dokumentet ku Rakiq i kërkoi vendosjen e karantinës në veri të Kosovës

Aktuale

Zemaj tregon dokumentet ku Rakiq i kërkoi vendosjen e karantinës në veri të Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:29
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi për kufizim të lëvizjes në veri të Kosovës është marrë në bazë të ligjeve në Kosovë. Katër komunat në veri u futën në karantinë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Në këto orare kufzohet liria e lëvizjes në këto komuna, ashtu sikur në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Zemaj thotë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakic, i është drejtuar atij me një kërkesë për vënien e kufizimit të lëvizjes në këto katër komuna.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, kishte thënë se vendimi ishte i Qeverisë serbe për masat në veri të Kosovës. Por Zemaj i hedh poshtë këto pretendime,

“Vendimi për karantinë në veri është me vendim të Kosovë. Ky vendim është marrë me kërkesë të vetë komunave. Rakici më adresoi kërkesat e komunave. “, ka thënë Zemaj.

“Kërkesa të drejtuara nga Vucina Jankovici, kryetarja e Komunës së Zvecani, i ka kërkuar Zemajt, për të ndërmarrë masa. E ditës së djeshme. Unë si ministër i shëndetësisë, këto kërkesa i kemi përcjell në IKSHPK, pres rekomandimet e mëtutjeshme. Pas informacioneve dhe statistikave”, shton ai.

Zemaj ka treguar edhe dokumentet ku tregohen kërkesat e Rakiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat