Jakup Krasniqi e ‘godet’ fort Thaҫin, i jep një mësim të mirë për moralin

Aktuale

Jakup Krasniqi e ‘godet’ fort Thaҫin, i jep një mësim të mirë për moralin

Nga: H.O. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:08
Jakup Krasniqi

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish bashkëpartiaku i Hashim Thaҫit, Jakup Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka përcjell një mesazh në formë përralle.

Sipas këtij mesazhi që ai përcjell, Krasniqi thotë se ‘disa gjërave duhet t’ju rrihet gati me kohë, se vjen një ditë dhe bëhet tepër vonë’.

Postimi i plotë:

LARG, LARG!

Përralla thotë se dimri kishte qenë i gjatë e një fshatar nuk kishte pasur ushqim të mjaftueshëm as për vete, as për kafshët. Kjo kishte ndikuar që qetë e zgjedhës të dobësoheshin shumë. Mezi erdhi dikur pranvera e drutë i kishte harxhuar dimri. Fshatarit duhej të merrte malin. Shkoi disi, por në të kthyer barra e rëndë, rruga e gjatë e pellgje uji e balte gjithandej. Në një batak qetë u ndalën. Nuk ngrehej më qerrja. Fshatari mori e dha t’u jepte forcë me disa tramakë misri grimcuar keq dhe nga minjtë. Një udhëtar rasti i thotë: Larg, larg, o njeri! Fshatari zu të largohej nga qetë. Udhtari i thotë shkoqur: Jo, jo është dashur më larg të ushqesh qetë, tani është vonë, o njeri!
A nuk është i qartë morali i përrallës? Disa gjërave duhet t’ju rrihet gati me kohë, se vjen një ditë dhe bëhet tepër vonë!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat