“Prej 5 ditësh babai në gjendje kome”/ Gazetari Berat Buzhala ka një mesazh për situatën nga covid

Aktuale

“Prej 5 ditësh babai në gjendje kome”/ Gazetari Berat Buzhala ka një mesazh për situatën nga covid

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 00:37
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka treguar sërish sot se po përjeton COVID-19 në familjen e tij. Në një reagim në Facebook sociale, Buzhala shkruan se ai ka arritur të fitojë kundër virusit, por babai i tij ende jo. Gazetari tregon se prej 5 ditësh babai i tij është në koma, pasi është prekur nga COVID-19 dhe ka pasur simptoma shumë të forta. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të besojnë tek ekzistenca e virusit dhe të zbatojnë rregullat, pasi COVID-19 është një sëmundje shumë e rëndë.

“Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme. E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.

Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit. Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkoheshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat