Coronavirusi nuk i ndal qytetarët e Kosovës të shkojë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Aktuale

Coronavirusi nuk i ndal qytetarët e Kosovës të shkojë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 08:21

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info në pike kalimet kufitare me Shqipërinë në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 qytetarë.

Ndërsa sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është 74.308 qytetarë pra del të jetë më e ulët me 2.666 qytetarë më pak se këtë vit.

Ndryshe javën e kaluar me 1 korrik ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat