Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë

Aktuale

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë

Nga: G.B Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:39
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë, Alexander Klass, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndron pranë me ngushëllimet më të sinqerta.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

I shpreh ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, Gjeneral Major Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit të klasit të parë, Alexander Klass.

Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve.

Avdullah Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat