“Luva babikë, ec e bjeri në fije kësaj Qeverie”, reagimi i Korab Sejdiut pas ‘vendimit’ të fundit të Qeverisë Hoti

Aktuale

“Luva babikë, ec e bjeri në fije kësaj Qeverie”, reagimi i Korab Sejdiut pas ‘vendimit’ të fundit të Qeverisë Hoti

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:24
Korab Sejdiu

Ish-deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka marr vendim për të formuar një ligj kundër pandemisë.

Nga Qeveria kanë thënë se nuk është e nevojshme të miratohet ky ligj, edhe pse Kosova gati është para kolapsit shëndetësor.

Megjithatë, sipas ish-deputetit Sejdiu, ec e bjeri në fije kësaj Qeverie.

“Ec e bjeri në fije!

Nuk dua të përfshihem në këtë ambient toksik të politikës në vend, por këtë punë nuk po e kuptoj.

Qeveria merr masa anti-Covid19, e Gj.K. i shpallë antikushtetuese. Arsyetimi i Gj.K. ishte se duhet ligj i veçantë për këto masa.

Në ndërkohë, fëlqitë iu dhëmbin duke e akuzuar atë Qeveri si shkelëse të Kushtetutës sepse kanë marrë veprime pa bazë ligjore”, shkruan Sejdiu përvcjell gazeta “Bota sot”.

Ai tutje tregon se, muaj më parë, deputetë të Kuvendit propozojnë projektligj pikërisht për këtë punë (dmth me ia mundësu Qeverisë me vepru në mënyrë kushtetuese për të parandaluar virusin, sipas urdhrit të Gj.K.).

“Në ndërkohë, përkeqësohet tepër shumë gjendja me shpërndarjen e virusit. Qeveria e re prapë merr masa kufizuese, të ngjashme me Qeverinë e kaluar. Dhe sot, Qeveria nuk e mbështetë këtë projektligj sepse “nuk paska nevojë për atë.””, shkruan tutje ai.

“Ma shpjegoni dikush (pa nervozë), se “luva babikë”, që thotë Fidani!”, përfundon ish deputeti dhe juristi Korab Sejdiu.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë sa i përket këtij Projektligji duke theksuar se Qeveria e konsideron të panevojshëm miratimin e tij.

“Të nderuar para jush paraqes mendimin e qeverisë për nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellur opinionet e tyre sipas fushëveprimit të tyre.

Në këtë rast Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për rregullim të ri ligjor përmes të cilit bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

E vlerëson të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin ose luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat