Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se do të vizitojnë Luginën e Preshevës. Atje do të takohet me përfaqësuesit politik shqiptarë, disa biznese lokale, dhe rininë e studentët - për t’u njoftuar nga afër me kushtet. Them se nuk ka nevojë ta vizitojë Haradinaj Preshevën sepse deri tash janë zhvilluar rreth 100 vizita nga deputetë e ministra e zëvendësministra e asnjëherë ndonjë kryeministër apo president shqiptar nga Kosova, shkruan gazeta "Bota Sot".
Haradinaj s’ka nevojë t’a vizitojë Preshevën për flija. Të flasin për Luginën në Bruksel, Gjenevë dhe Washington! Prishtina dhe Tiranë në Preshevë jo ekskursion, por të bëjnë diçka konkrete ashtu siç po bënë Beogradi për vëllezërit e tyre sërë ne Veriun e Kosovës! Në fakt këtë vizitë ja kisha propozuar para ca vitesh znj. Haradinaj kur ishte deputete, por ajo kishte pohuar se "nuk besoj se do të vizitoj, për shkak se mund të më arrestojnë apo të me ndalin ne kufi, meqë jam anëtare e AAK-së se Ramushit".
Ju kujtojmë vizitën e paralajmëruar të ish-kryeministrit të Kosovës në Medvegjë të Ramush Haradinajt ku e tërë Serbia u qu n ‘këmbë, madje edhe forcat serbe dolën në kufijtë "në pritje" të komandantit e UCK-së! Vizita e ministres se PJ të Kosovës, nëse realizohet në Preshevë, ajo nuk do të ndodh pa vizën e Beogradit , respektivisht MUP-it të Serbisë, ose ndryshe mund të realizohet, por si vizitë private?! Dhe tash varet se Beogradi a do t'i mundësoj këtë vizite apo jo. Apo ndoshta fare nuk janë njoftuar apo nuk kane kërkuar leje nga autoritetet serbe për këtë vizitë. Dhe nëse i kthejnë mbrapa në kufi, do të dalin patriot ("të rrezikshëm").
Dhe me këtë dështim të kësaj vizite do merren mediat kosovare nja një jave rresht si zakonisht pse, qysh e tek i kthyen, e pse nuk i lejuan e kështu me radhë. Edhe kjo zhurmë do ishte një fushate e mire për AAK-në dhe diplomacinë kosovare. Prishtina dhe Tirana harxhuan mbi 300 mije euro para nga buxheti i shtetit për 100 vizita (ekskursione) në Luginën e Preshevës për të hëngër një fli?! Nëse i llogarisim këto 100 vizita nga Prishtinës dhe Tiranës me delegacione e tyre "kineze" prej 5 deri ne 10 anëtaresh, për çdo vizitë janë harxhuar nga buxheti i shtetit nga 2-3 mijë euro?! Aty dalin së paku 300 mijë euro minus nga buxheti shtetëror për këto "ekskursione".
Pra, më mirë do të ishte me ju pas dërguar ato 300 mijë euro Luginës, shkollave, nxënësve për libra, fletore dhe lapsa se sa me bë hajgare me shqiptarët e shkretë të Luginës që ju dërguan para ca vitesh vetëm 50 mijë euro (?!) që në fakt, ato para ishin të shqiptarëve të Luginës të cilët ishin vlejtur nga qeveria e Kosovës që kishte obliguar shqiptarët e Medvegjë, Bujanovci dhe Preshevës të paguanin tarifat (polisat) për disa vite rresht me hy në Kosovë në shtetin për të cilin kishin luftuar, derdhur gjak?
Sidoqoftë çdo vizitë e autoriteteve të larta në Prishtinë dhe Tiranë në Preshevë janë të mirëpritura por nëse bëjnë diçka konkrete. Këto vizita në Preshevë të mos konsiderohen si ekskursion, sa për flija e fotografi sikur deri më tash por të jenë serioz meqë situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është serioze dhe e nder, rajon ky i banuar me shqiptarë me të varfur dhe diskriminuar në Evropë!
Gazetës kombëtare "Bota sot" analistet nga Lugina e Presheves i kane thëne sot se "sinqerisht Presheva është lodhur nga këto vizita, eja-shko, duke pritë e përcjell njerëz, aq më keq, deri më tani asnjëra nga këto vizita nuk ishin produktive, nuk kanë pasur efekt as rezultate, ku janë dhënë vetëm premtime dhe nënshkruar marrëveshje dhe asnjë deri tash nuk është realizuar. Mjafton te përmendim vizitën e ish-ministrit te drejtësisë (Tahiri nga PDK) apo te deputetes së Thaçit- Vlora Çitakut?!
"Nga këto vizita të njëpasnjëshme të deputeteve dhe ministrave nga Prishtina e Tirana më shumë kanë fituar ata se sa Lugina e Preshevës. Them kanë fituar se me Preshevën bënë fushatë, në Luginë shëtitë lart-poshtë u mirëpriten nga qytetarët me flija e pula të pjekura madje për ta janë prerë edhe qengja.
Sikur ata nga Tirana edhe këta nga Prishtina u ndanë nga Lugina me plote bakshishe. (Rasti i vizitës së dështuar të ministrit të Ramës dhe Batonit, Cakaj). Kjo mikpritje dhe bujari e tëpruar e shqiptarëve të Lugines u keqpërdor nga Prishtina dhe Tirana , meqë nuk ju pagua kurrë edhe pse ju premtua "bashkimi," edhe pse u premtuar se do t'i inkuadrojnë në procesin e dialogut në Bruksel, edhe pse ju premtuan tekste shkollore dhe njohjen e diplomave?!
Derisa Serbia , presidenti Vuçiq për çdo vjet jep mbi 500 milion euro për serbet e Kosovës, çfarë ka bërë presidenti i Kosovës apo qeveritë e Kosovës (hiq at të Albin Kurtit) deri tash për shqiptarët e Luginës së Preshevës? Jemi dëshmitar se Prishtina asgjë deri sot nuk ka bërë për shqiptaret e Luginës se Preshevës. Shqiptaret e Luginës se Preshevës edhe pse i kontribuuan çlirimit të Kosovës deri tek pavarësie, për çka derdhen edhe gjak për Kosovën e Lirë, sot mbi 20 mijë shqiptare nga Medvegja, Bujanovci dhe Presheva jetojnë (kryesisht në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan..) pa kurrfarë dekomuneti identifikim, jetojnë ilegale, si azilantë në shtetin për të cilin luftuan Kosovë!
Nga këto vizita nga Prishtina e Tirana, nëse nuk bëjnë asgjë për Luginën, bile, të marrin së paku mësim apo shembull kontributin e Qeverisë Kurti e cila pa vizita dhe pa zhurmë dhuruan mbi 500.000 euro për shqiptaret e Luginës së Preshevës! Atdhedashuria dëshmohet me vepra e jo me fjalë si me rastin e Preshevës herë po e "bashkojmë" me Kosovën e herë duke ju thënë shqiptareve "dilni në zgjedhjet e Serbisë" e herë duke quajtur Luginën "Kosovë Lindore" e cila aktualisht gjenden nen çizmen e Serbisë! Prandaj them më lartë Haradinaj s’ka nevoje për flija e për fotografi ta vizitoje Preshevën. Për Luginën e Preshevës më mirë do te ishte që Prishtina dhe Tirana të mos e mbyllin gojën (si Thaçi e Rama në Bruksel) por të flasin dhe të jenë të zëshëm për shqiptarët e diskriminuar, për spastrimin etnik në Luginën e Preshevës aty ku duhet si ne Bruksel, Gjenevë dhe Uashington!