A ishin prezent deputetët e VV-së gjatë votimimit të marrëveshjeve financiare

Aktuale

A ishin prezent deputetët e VV-së gjatë votimimit të marrëveshjeve financiare

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:50
Kuvendi i Kosoves

Kanë dështuar të votohen edhe njëherë në Kuvend të Kosovës pesë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në seancë të pranishëm kanë qenë 83 deputetë, megjithatë, pro kanë votuar vetëm 75 deputetë.

Deputetët e PDK-së votuan kurse ata të VV-së nuk votuan.

Në momentin që hidheshin në votim marrëveshjet financiare ndërkombëtare në sallë ishin shumë pak deputetë të VV-së.

Por pasi dështuan këto marrëveshje, deputetë të VV-së që nuk ishin present gjatë votimit, erdhën më pas.

 Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin dhe votat që morën sot në seancë:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. 75 vota për, asnjë kundër asnjë abstenim. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat