Deputeti VV-së godet ashpër tri partitë që u bënë bashkë me Listen Serbe

Aktuale

Deputeti VV-së godet ashpër tri partitë që u bënë bashkë me Listen Serbe

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:57
Vetevendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ne dorë të kujt po e lënë fatin e territorit dhe sovranitetit të Kosovës.

Sot, deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së u bënë bashkë me Listën Serbe dhe votuan kundër rezolutës që mbron territorin dhe sovranitetin e Republikës, ka shkruar Batusha, transmeton ''Bota sot''.

Ai tha përgjigjuni në Parlament. Jepni llogari para qytetarëve që ua vodhët vullnetin e shprehur me 6 Tetor.

Postimi i plotë në Facebook

Sot, deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së u bënë bashkë me Listën Serbe dhe votuan kundër rezolutës që mbron territorin dhe sovranitetin e Republikës.

Si mendojnë këta kolegë deputet? Në dorë të kujt po e lënë fatin e territorit dhe sovranitetit të Kosovës?

Çka po planifikojnë?

Asgjë dhe askush nuk mund të zëvendësoj legjitimitetin qytetar, qoftë edhe me organe jashtakushtetuese siç është forumi i liderëve.

Përgjigjuni në Parlament. Jepni llogari para qytetarëve që ua vodhët vullnetin e shprehur me 6 Tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat