Partia e Fatmir Limajt në “frymën e fundit”, i shuhet një nëndegë, e tëra kalon në AAK

Aktuale

Partia e Fatmir Limajt në “frymën e fundit”, i shuhet një nëndegë, e tëra kalon në AAK

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:04
Fatmir Limaj

Partia Nisma Socialdemokrate është para shuarjes.

Që nga kalimi i Haxhi Shalës në AAK, kjo parti ka filluar të mbetet pa anëtarë.

Kësaj radhe, edhe një nëndegë e Nismës është shuar.

Kjo nëndegë ka kaluar komplet në AAK.

Kështu ka njoftuar Hasan Shaqiri i cili e ka udhëhequr nëndegën e Bregut të zi.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të ju njoftojë rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj edhe NËNDEGA e Bregut te zi dhe ajo e Rinisë në Breg te zi SHUHET nga ky moment!

Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shalai cili çdo herë ishte zëri yn, si zë i nëndeges ashtu edhe i Rinisë tonë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, e aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)

Na prift e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat