​Punime rrugore në autostradën "Arbën Xhaferi" në pjesën Doganaj-Hani i Elezit

Aktuale

​Punime rrugore në autostradën "Arbën Xhaferi" në pjesën Doganaj-Hani i Elezit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:27
Autostrada "Arbën Xhaferi"

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në autostradën "Arbën Xhaferi" ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç'rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat