Haxhiu: Qeveria Hoti po dëshiron të mbrojë ata që kanë kapur shtetin

Aktuale

Haxhiu: Qeveria Hoti po dëshiron të mbrojë ata që kanë kapur shtetin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:36
Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Një ditë pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve të grupit të ekspertëve për Vetingun, ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelën korruptuese në sistem të drejtësisë, duke parandaluar reformën në drejtësi. Megjithëkëtë, Haxhiu theksoi se procesi i Vetingut nuk ka alternativë dhe se përkundër vonesave do të shtyhet përpara.

Përmes një konferencë për medie, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se qëllimi kryesor i kryeministrit Hoti është mbrojta e atyre që kanë kapur shtetit dhe politikanëve të korruptuar.

Haxhiu: Qëllimi kryesor i qeverisë Hoti është mbrojtja e atyre që kanë kapur shtetin

“Qeveria e paligjshme po vazhdon me planin e status-qous në sistemin e drejtësisë dhe ruajtjen e klientelës brenda këtij sistemi. Qëllimi kryesor është mbrojtja e politikanëve të korruptuar dhe atyre që kanë kapur shtetin. Këtyre thjesht iu intereson një sistem drejtësi i pafuqishëm përballë veprimeve kriminale. Qeveria aktuale po dëshmon se misioni i saj për mbrojtjen e korrupsionit dhe papërgjegjësisë është i palëkundshëm”

Krahas kësaj, Haxhiu tha se e ka parë të detyrueshme dorëheqjen e ekspertëve për Vetingun.

Haxhiu: Qeveria praktikisht po heq dorë nga një mandat popullor

“Si mund të besosh reformën dikujt që do të jetë subjekt i saj, pra që reforma të zbatohet mbi ta. Kjo është qartazi e papranueshme dhe me mungesë serioze të logjikës reformuese. Kjo është praktikisht që dikush të bëj reforma për veten e tij. Qeveria me këtë plan po ia beson reformën në sistemin e drejtësisë vet bartësve të saj. Ata të cilët do të duhej të ishin përgjegjës për defektet që e demotivojnë ekzistencën e nevojës për këtë reformë. Qeveria praktikisht po heq dorë nga një mandat popullor. Atë që e ka vendosur populli më 6 tetor 2019 që pastrimin e sistemit të drejtësisë të bëj me dorën e legjitimitetit popullor dhe profesional”, tha ajo.

E pyetur se a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e fundit të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes, Haxhiu ndonëse tha se ai është kundër Kushtetues, për shkak të gjendjes me pandeminë ende nuk kanë marrë vendim për të kontestuar atë.

Haxhiu: Ende nuk kemi marrë vendim që të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

“Tash qeveria aktuale e shkeli Kushtetutën, e njëjta që akuzonte LVV-në apo qeverinë Kurti për shkelje Kushtetuese vet u përfshi në vendimet e fundit në shkelje Kushtetuese. Por deri tani për shkak të situatës me të cilën po përballemi, për neve është kryesore të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë, ne nuk kemi marrë vendim që të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Dje përmes një letre dërguar ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, shtatë anëtarë të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin Vetingut, kanë dhënë dorëheqje.

​Haxhiu: Qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelat korruptuese

Një ditë pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve të grupit të ekspertëve për Vetingun, ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelën korruptuese në sistem të drejtësisë duke parandaluar vettingun.

Përmes një konferencë për medie, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se kryeministri Hoti s’ka interes të luftojë korrupsionin.

“Në grupin e ekspertëve nuk ka pasur ndikim politik. Dorëheqja e djeshme e tyre e kam parë si të detyrueshme. Qeveria e paligjshme po vazhdon me planin e status-qous në sistemin e drejtësisë me qëllim të mbrojtjes së klientelave të korruptuese. Kjo qeveri po dëshmon se s’ka interes luftimin e korrupsionit

E pyetur se a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e fundit të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes, Haxhiu ndonëse tha se ajo është kundër Kushtetuese për shkak të gjendjes me pandeminë ende nuk kanë marrë vendim për të dërguar atë në Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat