Haxhiu: Situata me Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit, Qeveria aktuale ka shkelur Kushtetutën

Aktuale

Haxhiu: Situata me Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit, Qeveria aktuale ka shkelur Kushtetutën

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:42
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se situata me koronavorusin në vend ka dalë jashtë kontrollit.

“Shifrat po rriten për çdo natë. Pa dyshim që e shohim si shqetësuese situatën aktuale. Ne nuk kemi parë asnjë përpjekje serioze të Qeverisë në raport me pandeminë. E kanë akuzuar LVV si shkaktare të gjendjes, në mungesë të një plani serioz. Ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë dhe pas kësaj hedhin akuza”.

“Më 1 qershor kohë në krye të institucioneve ishte Qeveria jonë janë hequr vetëm një pjesë e masave. 20 ditë përpara është prezantuar një plan me faza për një normalitet të ri mirëpo ai plan kërkon kompetencë dhe seriozitet dhe mbi të gjitha seriozitet dhe aftësi për të dalë nga situata aktuale”.

“Qeveria aktuale ka shkelur kushtetutën me masat e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat