Zemaj i shqetësuar për vendimin e Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Zemaj i shqetësuar për vendimin e Maqedonisë së Veriut

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:34
Armend Zemaj

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar në Facebook për vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Covid-19.

''Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve'', ka shkruar Zemaj në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Zemaj ka shprehur shqetësim për këtë veprim tek ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, dhe ka kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

Postimi i plotë në Facebook

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat