105 të infektuar me koronavirus janë në oksigjenoterapi

Aktuale

105 të infektuar me koronavirus janë në oksigjenoterapi

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

SHSKUK ka njoftuar se 268 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në të gjitha spitalet e Kosovës.

E 105 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat