Musliu: Inicativa ligjore nga Kuvendi, pa asnjë arsye u refuzua nga deputetët e partisë - Bota Sot
Musliu: Inicativa ligjore nga Kuvendi, pa asnjë arsye u refuzua nga deputetët e partisë

Aktuale

Musliu: Inicativa ligjore nga Kuvendi, pa asnjë arsye u refuzua nga deputetët e partisë

Nga: B.F Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:18
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demkratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi  përmes një postimi  të saj në “Facebook”ka shkruar se ka votuar Për që të vendoset në rend të ditës Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID – 19,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj kjo inicativë ligjore nga Kuvendi, pa asnjë arsye u refuzua nga deputetët e partisë që e udhëheq qeverinë dhe e cila e menaxhon situatën me pandeminë Covid-19.

Postimi i saj i plotë:

Sot votova PËR që të vendoset në rend të ditës si pikë e parë Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID – 19, për hir të shëndetit të qytetarëve për të siguruar legjislacion të mbrojtjes dhe kontrollit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Por, kjo inicativë ligjore nga Kuvendi, pa asnjë arsye u refuzua nga deputetët e partisë që e udhëheq qeverinë dhe e cila e menaxhon situatën me pandeminë Covid-19.

Jeta e qytetarëve dhe mirëqenia e tyre duhet të jetë prioritet dhe jo lojërat politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat