Bajrami:Të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit dhe të votohet rishikimi  i Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombtare

Aktuale

Bajrami:Të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit dhe të votohet rishikimi  i Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombtare

Nga: B.F Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:35
Hykmete Bajrami

 

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami përmes një postimi të saj në Facebook  ka reaguar që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit dhe të votohet rishikimi  i Buxhetit dhe Marrveshjet Ndërkombtare ,transmeton “Bota sot".

  Sipas saj duhet të votohet  pro rishikimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është votë para se gjithash për qytetarët e vendit tonë.

Postimi i saj i plotë:

Është koha të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit, të votohet rishikimin i Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare për financim të disa projekteve në shumë monetare prej rreth 62 milionë euro.

Është tepër me rendësi që sa më parë të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të mundësohet votimi në distancë. Sot, shumë deputetë nuk ishin prezent për shkak të pandemisë, pasi një pjesë e tyre edhe janë prekur me COVID-19.

Në këtë situatë të krizës, të ballafaqimit me pandeminë, rishikimi i Buxhetit është jetik për Republikën tonë.

Votimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atyre për huamarrje është jetik, për shkak se krijohen mundësi për rimëkëmbje ekonomike dhe përballim të situatës me COVID-19.

Secili prej nesh kemi obligim ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve që këto marrëveshje të votohen. Sepse nga taksat e qytetarëve e të bizneseve paguhen ministrat e qeverisë, deputetët dhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat