“Albin Kurti president, Kuvendi i Kosovës t’i krijojë dy gjykata të reja” - Bota Sot
“Albin Kurti president, Kuvendi i Kosovës t’i krijojë dy gjykata të reja”

Aktuale

“Albin Kurti president, Kuvendi i Kosovës t’i krijojë dy gjykata të reja”

Nga: A.Zh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:48
Albin Kurti

Analisti politik Bleron Baraliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të krijojë një gjykatë që adreson akuzat për krime lufte dhe që mbikëqyret nga ndërkombëtarët, në parim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Njëkohësisht, sipas tij, duhet të krijohet edhe një gjykatë që adreson krimet tjera pas datës 20 qershor 1999, ku përfshihet vjedhja dhe korrupsioni.

Baraliu ka propozuar që vendi të krijojë një qeveri të unitetit me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa Albin Kurti të zgjedhjet president, përcjell Bota sot.

Postimi i Baraliut në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Keto marre, axhamilleqe, nderkamsa tipike shqiptare - te tejkalohen dhe te niset nje akcion per unitet

Eshte e turpshme taktika e partive grumbull per te mos bere gjithcka qe ne rezoluten e unitetit ne mbrojtje te vlerave te luftes te futet edhe VV. Njekohesisht eshte i turpshem edhe me tej akti i VV per te mos votuar kete rezolute edhe ashtu si ishte, pasi nuk u pranua kerkesa e VV per bashkrendim.

Mbi te gjitha, kjo rezolute nuk eshte me shume se llafe ne formen e saj, apo jo?! Une vazhdoj te insistoj se nje Gjykate raciste dhe politike siq eshte kjo duhet te shperbehet urgjentisht. Kjo nuk nenkupton devijim te akuzave; perkundrazi - Kuvendi duhet te krijoj nje gjykate qe adreson edhe akuzat per krime gjate luftes sipas Marti et al (drejtuar per UCK/ushtaret/komandantet) qe edhe mbikqyret nga nderkombtaret, por ne parim me ligjet dhe kushtetuten e Kosoves, dhe pa dallime raciste. Njekohesisht duhet filluar nje tjeter gjykate ose akcion/proces brenda sistemin jurudik ekzistent per adresim te te gjitha krimeve tjera pas 20 Qershor 1999, perfshire ato te vjedhjes dhe korrupcionit - pra ne teresi jashte kontekstit te luftes.

Ne nderkohe, vendi duhet te krijoj nje qeveri te unitetit per dialog me Serbi dhe Evrope (jo qe kjo tjetra eshte armik i barabarte, megjithate eshte evidenciarisht dhe historikisht antishqiptare...). Ketu i bashkohem propozimit te Uk Lushit qe Albini te konsiderohet per poziten e Presidentit. Nese ky nuk pranon, atehere dhe vetem atehere mund te konsiderohet nje qeveri uniteti pa VV, por jo pa u shterre intencat e sinqerta per unitet pertej ndasive.

Edhe nje: kjo qeveri uniteti do te mund te ndertonte edhe nje plan kredibil kunder Covid ne vend te katrahures sharllataneske qe kemi tani para nesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat