Haradinaj thotë se dorëheqja e Thaçit s’ka peshë, duhet të fokusohemi në fusha tjera

Aktuale

Haradinaj thotë se dorëheqja e Thaçit s’ka peshë, duhet të fokusohemi në fusha tjera

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:36
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në emisionin Pressing të T7, ka folur në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

Ai nuk beson që ftesa e tyre ishte “atentat” ndaj amerikanëve.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kur u ftua nga kjo Gjykatë, ndërsa Presidenti shkon në Hagë duke e mbajtur pozitën e tij.

Ai thotë që dorëheqja e Thacit nuk e ndryshon gjendjen, s’ka peshë tani.

“Kur ki propozim aktakuzë, dorëheqja s’ka peshë”, është shprehur Haradinaj.

“Nuk e di për çka është fituar, mirëpo presidenti ka dhënë deklarata edhe me herët, por Prokurori nuk e përdori”, tha Haradinaj.

“Cështja e dorëheqjes nuk është cështje kyqe në këtë rast”.

“Këtë herë është më rëndësi totali se si menaxhohet kjo, e jo vetëm dorëheqja”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat