Lushtaku: Kjo çfarë bën Vetëvendosje është pafytyrësi

Aktuale

Lushtaku: Kjo çfarë bën Vetëvendosje është pafytyrësi

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:22
Sami Lushtaku

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Sami Lushtaku ka folur mospërkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së, e cila u votua sot në Kuvend, por pa votat e VV’së.

Lushtaku ka komentuar veprimet e fundit të Vetëvendosjes në Kuvend.

“Vetëvendosja luan me dy kute, atëherë kur e din që votohet Specialja del kundër, atëherë kur dojnë me i pru Dhomat e Specializuara në Kosovë del kundër, kjo çfarë bën VV është pafytyrësi”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka reaguar edhe ndaj ish-luftëtarit të UÇK’së dhe deputetit të VV’së, Rexhep Selimi, i cili sot ishte kundër Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së bashkë me deputetët e tjerë të partisë së tij.

“Rexha me ja ni fjalët, veprimet nuk i ka si fjalët”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat