Tjetër goditje për Nismën e Limajt, e braktis edhe ky zyrtar - kalon në AAK

Aktuale

Tjetër goditje për Nismën e Limajt, e braktis edhe ky zyrtar - kalon në AAK

Nga: A.Zh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:30
Fatmir Limaj

Haki Zeqiri, është zyrtari tjetër që braktis Nismën Socialdemokrate. Ai ka konfirmuar në një postim në Facebook, se me ikjen e tij, është shuar nëndega e Nismës në Varigovc, përcjell Bota sot.

Zeqiri ka bërë të ditur se rrugëtimin do ta vazhdojë përkrah Haxhi Shalës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe Shala ditë më parë ka braktisur Nismën, duke iu bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.

Postimi i plotë i Zeqirit:

Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të ju njoftojë rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj edhe NËNDEGA ne Varigovc dhe ajo e Rinisë SHUHET nga ky moment!

Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shalai cili çdo herë ishte zëri yn, si zë i nëndeges ashtu edhe i Rinisë tonë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, e aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)

Na prift e mbara!

Image
Haki Zeqiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat