Vjen paralajmërimi: Hashim Thaçi mund të arrestohet në Hagë?!

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Hashim Thaçi mund të arrestohet në Hagë?!

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:30
Hashim Thaçi

Profesori Binak Maxharraj ka paralajmëruar se ekziston mundësia që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të arrestohet në Hagë.

Ai në postimin e tij në Faceboook, ka shkruar se do të ishte skandaloze që presidenti të arrestohet.

Maxharraj shprehet se Thaçi duhet të jap dorëheqje para se të niset në Hagë.

Postimi i plotë:

HASHIM THAÇI MUND TE ARRESTOHET NË HAGË?!

Pas ngritjes se aktakuzes nga Gjykata Speciale ne Hagë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK Kadri Veselit,këto ditë si për çudi Presidentit i erdhi ftesa për tu intervistuar nga kjo gjykatë me datë 13 korrik 2020.Data 13 ne popull konsiderohet si një datë baksuse,e pafat.

Ftesa për presidentin Hashim Thaçi këto ditë ishte ne qendër te vemendjes te pushtetarëve vendor,te partive politike,shoqerisë civile.Por me shumë kjo ftesë u përdreth dhe u ç’përdredhë nga analiste te ndryshëm dhe nga avokat.Nga te gjithë këta u shpreh një habi,një surprizë së pse është dështë që kjo te ndodhë veç kur është ngritë aktakuza për te dhe e bërë publike.Derisa vetë Hashim Thaçi nuk e ka bërë publike arsyen(shkakun) e shkuarjës ne gjykatë,ne çfarë cilësie po shkonë,se a është ftuar nga prokuroret apo nga veta Gjykata Speciale,çfarë mundësoi qe analistet dhe avokatet të bëhën lemsh për arsyen e shkuarjës së Thaqi në Hagë.

Disa thonë së është ftuar për tu intervistuar nga prokuroret,ateherë vetëvetiu shtrohet pyetja së a është e mundur qe një të dyshuari ti ngritët aktakuza penale nese nuk është intervistuar asnjëhërë,apo ndoshta Thaçi është intervistuar por qe kurr së ka bërë publike.Disa te tjerë thonë së është ftuar për te dhënë sçarime plotesuese rreth aktakuzës,nese është kjo e vërtëtë pse nuk u ftua edhe i akuzuari i dytë Kadri Veseli,apo nuk paskanë prokurori pyetje për te.

Por pëkundër këtyre dilemave se për çfarë është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë mbetet të shihët.

Por derisa egziston dilema se më çafrë qellimi është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë,ekziston si e mundshme se presididenti edhe mund te arrestohet në Hagë,mbars ndoshta gjykatesi i procedures paraprake veç e ka mbaruar punën e vetë te paraparë me ligjë mbrenda gjashtë muajve.Arrestimi i presidentit Thaçi mund te qendroi vetëm si hipotezë te cilën nga shumë hipoteza tjera mund te jetë e mundshme.

Së këndejmi derisa jemi këtu të kjo hipotezë është mirë,e deshirueshme dhe fisnike nga vetë Presidenti Hashim Thaçi qe para shkuarjes ne Hagë te jepë doreheqëje,ashtu siç veproi dy herë Ramush Harajdinaj.Do te ishte skandalize qe presidenti aktual i një vendi te arrestohet ne gjykatë.Kjo do të lente një hije te zezë në arënën ndërkombëtare për vetë Kosovën e sidomos edhe për vetë presidentin Thaçi.

Në historin e gjykatave nuk mbahet mend,aq sa di unë,qe një president ne detyrë ti lejoj vehtes diçka te këtillë.

Dhe ne fundë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet qe si një gjest moral por edhe ndaçi ligjor qe para shkuarjës në Hagë te hënën te jepë dorëheqeje si gjest i vullnetit të mirë për të mos i lënë hije te keqë Kosovës.

Prandaj zoti president dorehiqu i bënë mirë Kosovës por edhe vehtës,sepse doreheeja nuk është akt qyqar por është parasegjithash akt burreror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat