Ambasadori gjerman – thirrje partive: Bëhuni bashkë, mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në dëm të Kosovës

Aktuale

Ambasadori gjerman – thirrje partive: Bëhuni bashkë, mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në dëm të Kosovës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:03
Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga partitë politike që të bëhen bashkë dhe të punojnë në të mirë e qytetarëve.

Heldt nga IKShPK-ja kur edhe ka dhuruar RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të koronavirusit, shtoi se është e pakuptueshme se si partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare.


“Politikanët duhet të punojnë së bashku, e pamë dje sa është e rëndësishme është të jemi të një zëri. Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e dëmton Kosovë”.

“Nuk e kuptoj pse Kuvendi dhe të gjitha partitë nuk bëhen së bashkë, në gjithë botën janë bashkuar të gjithë. Partitë politike të bëhen së bashku jo për veten, por për popullin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat