Nushi: Zemaj e Vitia fajtorë për gjendjen më Covid-19

Aktuale

Nushi: Zemaj e Vitia fajtorë për gjendjen më Covid-19

Nga: E.R Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:39
Nol Nushi

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka reaguar me një postim në Facebook ndaj ish Ministrit Arben Vitia dhe Ministrin e tanishëm Armend Zemaj.

Ai ka thënë se duhet të shtohen kapacitetet shëndetësore, si shtretër teste dhe hapsira tjera të improvizuera.

''Koha e mbylljes totale, është dashur të shërbeje për rritje të kapaciteteve shëndetësore, te shtohen doktorë, shtretër, teste e hapësira të tjera të improvizuara, kjo nuk ka ndodhur dhe këtu është përgjegjës ministri Vitia'', ka shkruar Nushi në Facebok, transmeton ''Bota sot''

Ai ka thënë se përgjegjës është edhe Ministri Zemaj, i cili duke dashur të duket ndryshe, u dorëzua para presionit publik për hapje, dhe e aprovoi heqjen e masave te propozuar nga Vitia, pa i bere përgatitjet e duhura.

Postimi i plotë në Facebook

Krejt ata qe kane prite qe me relaksim te masave dhe hapje te ekonomise, trendi i infektimit ka me qene i njejte me kohen e mbylljes totale, e kane huqë shume.

Koha e mbylljes totale, eshte dashur te sherbeje per rritje te kapaciteteve shendetesore. Te shtohen doktore, shtreter, teste e hapesira te tjera te improvizuara. Kjo nuk k andodhur dhe ketu eshte pergjegjegjes ministri Vitia.

Njejte pergjegjes eshte edhe Ministri Zemaj, i cili duke dashur te duket ndryshe, u dorezua para presionit publik per hapje, dhe e aprovoi heqjen e masave te propozuar nga Vitia, pa i bere pergaditjet e duhura.

Kur themi qe duhet te jetojme me virusin, nuk do te thote qe virusi nuk ekziston. Kur kemi vendosur ta hapim ekonomine, duhet ta dijme qe trendi duhet te ndryshoje. Kurv ae sheshte eshte ende strategji qe duhet te ndjeket dhe synohet. Por kjo kurbe kurrsesi nuk duhet ta tejkaloje kapacitetin e shendetesise.

Cdo kund ne bote ka rritje pas hapjes. Ne Kosove ende nuk ka vdekur askush si pasoje e moskujdesit shendeteaor, sic ka ndodhe ne shume vende. Pra, panika tash nuk ndihmon. Thjeshte duhet t'i qasemi me seriozitet dhe analize te thelle ketij problemi, ne menyre qe te mesohemi te jetojme me virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat