Zemaj tregon se a do t’i lejojë testimet për koronavirus në laboratore private

Aktuale

Zemaj tregon se a do t’i lejojë testimet për koronavirus në laboratore private

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:41
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nuk do bëhet lejimi i testeve për COVID-19 nëse nuk garantohet mbikëqyrja dhe kualiteti i laboratorëve.

Këto deklarata, Zemaj i bëri sot në dorëzim – pranimin e testeve për koronavirus nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

“Nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia atëherë sigurisht ndihmë e kësaj do të jenë edhe laboratorët privat. Pa garantuar bazën ligjore dhe pa e garantuar mbikëqyrjen dhe kualitetin unë si Ministër nuk do të lejoj asnjë lëshim në këtë drejtim”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat